Dikur ushtar i UÇK-së, sot kampion vjeshtor në Kosovë

Tahir Batatina në vitet kur Kosovës iu nevojitën bijtë më të mirë të saj, e ‘kapi’ pushkën për t’i bërë ballë armikut në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.

Sport

09/01/2018 21:22

Betejën me serbët UCK-ja e fitoi në vitin në qershorin e vitit 1999, teksa Batatina edhe sot e ka të ngulitur në kokë mentalitetin e fituesit të cilin po e transmeton edhe në sport.

Trajneri nga Podujeva sot është një ndër trajnerit më të suksesshëm në Kosovë derisa i ka dhënë hijeshi futbollit me deklaratat e tij bombastike për media.

Duke folur në rolin e fitimtarit që tashmë është dëshmuar, ai rrëfehet për arbresh.info.

“Jam shumë krenar që isha ushtar i UCK-së dhe kontribuova për vendin tim, por gjithmonë e kisha në mendje që një ditë në liri t’i bashkohem pasionit tim, futbollit”, nis bisedën trajneri nga Podujeva, Tahir Batatina.

Ai dha kontribut në zonën operative të Llapit. “Jam krenar që vijë nga lufta e lirisë dhe sot jam duke dëshmuar një kulturë sportive dhe intelektuale për vendin tim, qytetarët e Kosovës dhe qytetin tim Podujevën që sot po ndjehen krenar me të arriturat e mia dhe skuadrës si një trajner i ri në moshë”, potencoi Tahir Batatina.

Ky i fundit në këtë edicion në Vala Superligën e Kosovës në futboll ka arritur që me skuadrën e Llapit të shpallet kampion vjeshtor.

Në edicionin e kaluar arriti sukses duke shkuar deri në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Ai së bashku me investitorin tjetër te Llapi, Nexhat Dumnica, e morën klubin duke rënë dhe në Liga e Parë për ta bërë një skuadër konkurruese edhe për trofe në futbollin kosovar.

Batatina