Qeshnin me trupin e saj, tani ka bombarduar instagramin (FOTO)

Jasmin Heaney, 19 vjeçare nga Dublini, ka deklaruar se ajo ishte turpi i shkollës, askush nuk rrinte me të dhe, të gjithë e qeshnin.

Bota

04/03/2016 15:36

Kur ajo kishte vetëm 18 vjet, ajo peshonte vetëm 4 kilogramë sepse kishte anoreksi. Tërë trupi i saj ishte vetëm skelet. Por, brenda vetëm një viti, ajo arriti të shtojë kilogramët e dëshiruar.

Ajo sot krenohet me trupin që ka, gjithashtu ka treguar se edhe në instagram e kanë ndjekur më shumë se 4,000 njerëz, transmeton lajmi.net

Gjatë kohës kur familja e saj gjendej jashtë vendit, ajo vendosi të kthej peshë me ndihmën e motrës, duke përdorur brumëra dhe ushqime me yndyrë.

“Unë kam qenë gjithmonë pak më ndryshe se të tjerët në shkollë. Kam qenë depresive dhe e fokusuar në të qenit e dobët. Kjo ishte rutinë e imja.”

Ajo ka thënë se gjatë asaj kohe ndihej sikur ishte e vdekur. Megjithatë duke marrë këshilla edhe nga motra e saj e madhe, ajo kishte vendosur të ndryshojë mënyrën e jetesës.

Ajo iu është drejtuar femrave anembanë botës duke iu thënë ta duan trupin të cilin e kanë. “Duajeni trupin tuaj, është i vetmi trup që do ta keni gjithmonë.” /lajmi.net