Dikur peshonte 300 kilogramë, por shikoni si duket tani (Foto/Video)

Kur ishte vetëm 24-vjeçare Amber Rachdi nga Oregoni, kishte 300 kilogramë dhe për shkak të peshës së madhe të gjithë e quanin “përbindësh”.

Fun

14/08/2017 23:08

Gjatë kësaj kohe, Amber jetonte me familjen dhe të dashurin, por për shkak të peshës së saj nuk mund të qëndronte më shumë se gjysmë ore në këmbë.

Ajo u detyrua që të braktisë fakultetin dhe kilogramët e tepërt e penguan edhe të punësohej.

Familjarët i gatuanin sasi të mëdha ushqimi, të cilin e hante katër deri në pesë herë në ditë.

Vetëm atëherë kur mjekët i rekomanduan se duhet të ndërmarrë diçka sa i përket trupit të saj, ajo bëri një ndërhyrje kirurgjike për të zvogëluar stomakun.

Por, ajo fillimisht ishte e detyruar që të humbiste kilogramët e tepërt. /Lajmi.net/