Dikur një fans i saj! Alex Rodriguez publikon autografin që Jennifer Lopez i ka dhënë 20-vite më parë

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez janë tashmë një prej çifteve më të pëlqyer dhe më të dashur të showbizit.

ShowBiz

14/10/2018 16:15

Por rrugët e tyre janë kryqëzuar disa herë, pa e ditur që do vinte një ditë që ata do të ndërtonin së bashku një histori shumë të bukur dashurie.

Në vitin 2005, kur Jennifer ishte e martuar me Marc Anthony-n, ata kanë pozuar të tre së bashku në një fushë bejsbolli. Por nuk mbaron këtu pasi para 20 viteve Jennifer ka firmosur edhe një autograf për Alex. Ai e ka postuar autografin në Instagram dhe ka shkruar: “Afërsisht 20 vite më parë, kur një pop star i madh i asaj kohe firmosi një autogaf për një lojëtar të ri bejsbolli”.

Alex e ka ruajtur këtë autograf pa e ditur që një ditë “ylli i madh i pop-it” do të ishte partnerja e tij./intv