Dikur luftonte për Kosovën, sot jeton si lypës (Video)

Asllan Bahtiri në vitin 1999 kishte braktisur punën në perëndim dhe kishte ardhur në Kosovë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Por, aktualisht ndonëse është invalid lufte, ai jeton në gjendje të rëndë sociale, pa shtëpi dhe pa kusht elementare për jetë, raporton zëri.info.

Lajme

04/06/2017 15:13

Bahtiri tregon se komuna e Prishtinës është duke ia paguar parat për qira, por siç tregon ai ato mjete nuk po ia dalin për barna.

“Jeton në kushte të rënda, po kërkoj nga ministria e Punës që sa më shpjet ta formoj komisionin për caktimin e shkallës së invaliditetit që më pas unë ta marrë pensionin i cili me takon me ligj. Unë jam bërë lypës po iu kërkoj mjete njerëzve nëpër rrugë” rrëfen veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton zëri.info.


www.zeri.info by gazetazeri