Dikur ishte moderatore e emisionit, sot Irma është mysafire speciale

Bashkë me Enur Pakashticën e nisën emisionin ‘Wazzup’.

ShowBiz

10/11/2017 15:58

Por, më pas, për arsye të saj personale, Irma Xhema, moderatorja kosovare, u nda nga televizioni dhe emisioni ku punoi, shkruan lajmi.net

Që nga ajo kohë, Irma nuk u pa si prezantuese në ndonjë televizion, e sot do jetë pjesë e ekranit televiziv, jo si moderatore por si mysafire, në përvjetorin e emisionit.

Irma do jetë pjesë pikërisht e ‘Wazzup’ ku për herë të parë përpara Enurit do t’i përgjigjet pyetjeve të tij.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale.

Deri më tani, Irma nuk ka treguar nëse do shfaqet në ndonjë televizion, edhe pse ndjekësit ia kanë kërkuar këtë gjë./Lajmi.net/

screenshot_1