Dikur ishte lojtari më i mirë i Unitedit, sot nuk ka vend as në bankinë për të

Çfarë po ndodhë me Henrik Mkhitaryan? Kjo është pyetja përgjigjen e së cilës po e kërkojnë tifozët e Manchester United.

Sport

14/12/2017 19:36

Futbollisti më i mirë armen, erdhi me shumë bujë te Manchester United nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2016, në të njëjtën kohë me Jose Mourinho.

Për të u paguan hiq më pak se 42 milionë euro, por ai në katër ndeshjet e fundit nuk ka arritur të zë vend as në bankinë te Manchester United.

Rreth kësaj situate ka folur trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ku zbulon edhe situatën e 28 vjeçarit.

“Unë mund të kem vetëm gjashtë lojtarë në bankën rezervë, kështu që më duhet të kem balans. Kisha dy mbrojtës, Blind që mund të luaj në vende të ndryshme dhe Young që mund të luaj në krah të mbrojtjes dhe sulmit”, tha fillimisht Mourinhos pas ndeshjes me Bournemouth.

“Kisha Herreran në mesfushë dhe Ibrahimovicin si sulmues dhe Rashfordin si sulmues të dytë dhe anësor”.

“Luajta me Martial, Mata dhe Lingard. Që të kisha Mkhitaryan në skuadër, do të thotë se njëri prej tyre do të duhej të mbetej jashtë. Për momentin, unë besojë se të tjerët e meritojnë më shumë shansin për të luajtur”, u shpreh në fund Mourinho./Lajmi.net/