Dikur inxhinierë, tash problem social për shtetin (Video)

Të gjithë janë inxhinier të diplomuar ndërsa sot bredhin rrugëve të papunë. Ata  tash po e shohin veten si problem social për shtetin, pasi kompania ku kanë dhënë kontributin e tyre prej më shumë se 20 vitesh u ka mohuar të drejtën e vazhdimit të punës aty.

Lajme

12/10/2016 21:11

 Ata vazhdojnë të këmbëngulin se kompania KEDS i ka larguar jashtëligjshëm dhe padrejtësisht nga puna.

Zylqifli Bajqinca thotë se ky nuk është vetëm shqetësimi i tij. Në këtë situatë, ai thotë se e ka humbur edhe shpresën dhe besimin e familjes së tij mbi shtetin e Kosovës.

Ndërsa Bektesh Rudhani, shprehet i zhgënjyer me atë çka i ka ndodhur atij dhe kolegëve të tij. Ai thotë se ministri Besim Beqaj në kohën kur është bërë privatizimi iu ka premtuar atyre se punëtorët të cilët janë me kontrata të përhershme do të vazhdojnë punën njëjtë edhe pas privatizimit.

YouTube player