Dikur i bëri ‘diss’ por tani Fifi e përkrah Melinda Ademin

"Habibi", është një nga projektet e Fifit në të cilin i bëri 'diss' repereve të reja, Taynës, Rinës e Melindës.

ShowBiz

31/01/2019 23:00

Në këngën “Habibi” në bashkëpunim me Lamar të publikuar muaj më parë, Fifi u bëri ‘diss’ këtyre repereve, shkruan lajmi.net.

“Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, thoshte Fifi duke iu referuar këngës “Lulija”, të Melindës.

E sot, pasi Melinda publikoi këngën e re “Ami”, Fifi këtë projekt e ndau me ndjekësit në llogarinë e saj, InstaStory.

Me këtë veprim duket se Fifi dhe Melinda i kanë rregulluar raportet në mes vete. /Lajmi.net/

YouTube player