Dikur e urrente, tani s’mundet pa të

Samuel Eto’o ka bërë të ditur se e urrente Jose Mourinhon para se të punonte me të në Inter. Mourinho, më 2009-10 udhëhoqi Nerazzurrët drejt suksesit historik dhe e bëri këtë duke angazhuar Eto’on jashtë pozitës së tij të qendërsulmuesit. Por, kjo solli sukses dhe përveç titujve me këtë rast ndryshoi edhe mendimi i Eto’os…

Sport

13/09/2013 09:12

Samuel Eto’o ka bërë të ditur se e urrente Jose Mourinhon para se të punonte me të në Inter.

Mourinho, më 2009-10 udhëhoqi Nerazzurrët drejt suksesit historik dhe e bëri këtë duke angazhuar Eto’on jashtë pozitës së tij të qendërsulmuesit.

Por, kjo solli sukses dhe përveç titujve me këtë rast ndryshoi edhe mendimi i Eto’os për Mourinhon.

“Para se ta takoja në Inter, ne nuk e njihnim njëri tjetrin personalisht andaj marrëdhëniet tona ishin të tensionuara”, deklaroi Eto’o për tabloidin britanik The Sun.

“Madje një kohë pata thënë se kurrë nuk do të luaj për një skuadër ku Jose ishte trajner. Por, Zoti e di më së miri. Ai deshi të më tregoj se e kisha gabim dhe sot Jose është shok i imi. Po ashtu, ai është sërish trajneri im”, u shpreh ylli kamerunas.

Eto’o erdhi në Chelsea nga Anzhi Makhachkala në fund të afatit kalimtar të verës pas përpjekjeve të dështuara për transferimin e Wayne Rooneyt nga Manchester United.