Dikur e shante në këngë, ja çfarë bën tani Noizy për Dafina Zeqirin

Reperi nga Shqipëria, Noizy duket të ketë pasur raporte të përçara me disa nga yjet e muzikës shqiptare.

ShowBiz

03/07/2018 18:10

Vite më parë bëri bujë të madhe rrahja e grupit ‘Babastars’ me labelin OTR në mesin e të cilëve kishte edhe ‘diss’ në këngët e tyre, përfshirë edhe këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila asokohe ishte në lidhje me reperin, Ledri Vula, shkruan lajmi net.

“Na jena OTR”, është kënga e Noizyt e cila i është dedikuar Ledrit ku në një pjesë të këngës e shanë më shumë se ç’duhet, Dafina Zeqirin.

“Nusen tane ta ka ** krejt estrada, A po t’dhem tash o LedriGaga”, është kënga e reperit nga Shqipëria.

Ndërkaq, tani siç duket ai ka raporte mjaft të mira si me Ledrin po ashtu edhe me Dafinën, madje me reperin Vula para disa muajve ka publikuar këngën “Dje&Sot”.

E pas lansimit të projektit të ri të Dafinës “FUEGO”, Noizy ia shpërndanë këngën dhe thotë ca fjalë për të: “Dafina Zeqiri në gjendjen e FUEGO, tu bo si noizi”, është përshkrimi që ia ka vënë videos. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkxlW1elO3O/?hl=en?&taken-by=zinizin

YouTube player