Dikur e plagosi me armë! Sot Albert Krasniqi ka për të thënë diçka për Noizyn

Ishte viti 2016 kur përleshja mes grupeve OTR dhe BabaStars arriti deri tek gjuajtja me armë.

ShowBiz

18/09/2018 16:22

Albert Krasniqi ishte ai i cili e plagoi me armë zjarri liderin e OTR, Noizyn, shkruan lajmi.net

Me kalimin e viteve, raportet e tyre sa vijnë e rregullohen, madje sot ata kanë rregulluar raportet dhe po quajnë njëri-tjetrin vëlla.

Noizy dje në gjykatë ka kërkuar falje e pasi dolën prej Gjykatës dyshja u panë duke u përqafuar, foto të cilat i ka siguruar lajmi.net

Alberti poashtu nuk e la me kaq. Në Instagramin e tij e postoi një foto pranë të cilit ka shkruar ”Ne jemi vëllezër”.

Kujtojmë se Alberti nuk është më pjesë e BabaStars./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn1S2hhlB8g/?taken-by=albertkrasniq