Dikur befasoi jurinë – Kush është John Shahu, zëri i ëmbël që Elvana e ftoi për bashkëpunim?!

Karriera e këtij këngëtari shqiptar ka nisur vite më parë.

ShowBiz

05/07/2018 19:38

Është fjala për John Shahun i cili në vitin 2017 u paraqit për herë të parë para publikut shqiptar në festivalin e njohur “Kënga Magjike”, shkruan lajmi net.

Artisti me origjinë nga Korça, ka mahnitur të gjithë me zërin e mrekullueshëm gjersa këndonte “Medicine”.

Pas performancës së tij unike, John befasoi edhe jurinë kur pranoi shumë komente pozitive nga artistët e mëdhenj, e madje thanë se të gjithë janë dëshmitarë për yllin e ardhshëm.

John Shahu rrëmbeu çmimin e parë të karrierës së tij, atë të “New Artist” .

Tani kur erdhi kënga e re e Elvanës me Ledrin “Mike”, padyshim se gjithë vëmendjen e mori zëri i ëmbël i Johnit, të cilin e kishte ftuar Elvana në këtë këngë.

Kjo këngë për pak ditë ka marrë mbi dy milionë klikime ku lirshëm mund thuhet se renditet në kategorinë e hiteve të verës. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player