Dikur ‘armike’ por mbrëmë Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani kënduan së bashku

Mbrëmë në Qendrën Kulturore në Tiranë u organizua një ndër eventet më të mira muzikore, koncerti recital i Anxhela Peristerit.

ShowBiz

16/11/2018 13:59

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri mahniti publikun shqiptar me interpretimin e disa nga këngëve të saj më të njohura, shkruan lajmi.net.

Rekord për ketë shfaqje nuk ka dyshim se ishte edhe shitja e të gjitha biletave dy ditë përpara eventit.

Një nga momentet e veçanta të mbrëmjes ishte edhe interpretimi i këngës “Prapë do ti lutem”, së bashku me Elhaida Danin.

Kështu, Dani me anë të disa postimeve të publikuara në Instagram falënderon artisten, Peristeri.

“Mbreme ishte nje nate speciale ! anxhelaperisteriofficial_ faleminderit që më pate mua dhe urime dhe nje here per performancat kaq emocionale qe na dhurove mbreme!”, janë fjalët e saj.

Kujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka patur ‘një debat të ashpër’ sa u përket pikëve në festivalin “Kënga Magjike”, por mbrëmë dyshja bashkuan forcat. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqPd53Hhty5/