Diku në Kosovë, festa e Shën Gjergjit ‘përmes’ lumit me gjak (Foto)

Festa e Shën Gjergjit shënohet në shumë vende të Kosovës, por ndër format më të veçanta është ajo që organizohet në fshatin Babaj i Bokës, në Komunë të Gjakovës. 

Lajme

07/05/2014 13:08

Kjo festë me origjinë pagane, është shënuar edhe dje, siç ndodhë zakonshëm me çdo 6 maj. 

Manifestimi qendror i kësaj feste shënohet në tyrben Pulaj, ku shumë njerëz besojnë se mund t’u sjellë mirësi në jetët e tyre. Festa shënohet me rite të ndryshme, duke filluar me vizita brenda në tyrben e Dervish Nezirit, e deri te rituali kryesor, prerja e Kurbanëve. 

Banorët shprehen se kjo është një traditë 400 vjeçare, ku besimtarët sjellin kurbanë dhe dhurata tjera, për hir të Dervish Nezirit. Kurbanët më pas theren dhe mishi i tyre përgatitet për t’iu servuar vizitorëve.