Diktatori Korean ekzekuton xhaxhain

Jang Song-Thaek u ekzekutua të enjten pak pas një gjykimi special ushtarak, raportoi KCNA. Ai qe akuzuar për formimin e fraksioneve kundër shtetit, korrupcion dhe akte të këqija si vardisja ndaj femrave dhe keqpërdorimi me drogë.

Bota

12/12/2013 22:05

Korea e Veriut ka ekzekutuar xhaxhain e liderit të saj, Kim Jong-un, pas një spastrimi shokues, ka raportuar agjencia shtetërorë e lajmeve të këtij shteti KCNA, e cila e etiketoi dikur të fuqimshmin Jang Song- Thaek si “tradhtar”.

Jang u ekzekutua të enjten pak pas një gjykimi special ushtara, raportoi KCNA.

Ai qe akuzuar për formimin e fraksioneve kundër shtetit, korrupcion dhe akte të këqija si vardisja ndaj femrave dhe keqpërdorimi me drogë.

 

Ditë më parë, mediat kishin vërejtur se një fotografi ku shihej diktatori verikorean dhe xhaxhai i tij ishte retushuar nga pushteti i Pfenianit.

Kjo ishte përmbysja më e madhe qëkur Kim e mori pushtetin nga i ati i tij, dy vjet më parë.

Para se të gjykohej, Jang’ut iu morën të gjithë titujt zyrtarë dhe u përjashtua nga partia.

Jang është parë si njeri me pushtet të rëndësishëm në Korenë e Veriut dhe e ka udhëzuar liderin e ri komunist kur ai mori pushtetin në vendin e mbyllur dhe të kontrolluar rreptë.