Dihet data e meçit të ardhshëm të Joshuas dhe kundërshtari i mundshëm

Anthony Joshua është edhe më tutje kampioni i pamposhtur i kategorive të rënda në boksin profesionist dhe pas fitores në meçin me Alexander Povetkinin ka qenë mbrothej e detyrueshme e titullit.

Sport

23/09/2018 10:34

Joshua është kampion në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO, kurse për të unifikuar titullin e botës në kategorinë e rëndë, i ka mbetur vetëm edhe titulli në versionin W

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn paraprakisht kishte konfirmuar se edhe meçi i ardhshëm i boksierit britanik do të jetë në stadiumin Wembley dhe data  është 13 prilli i vitit të ardhshëm.

Ajo që nuk dihet është se kush do të jetë në ring përballë Joshuas. Konfirmimi pritet pas meçit të datës 1 dhjetor, ku përballen Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Wilder është kampion në versionin WBC dhe Joshua e pohoi se ai është kundërshtari, të cilin ai e preferon.

“Mendoj që Wilder është numër 1. Nuk dua ti listoj kush është numër 2 e numër 3. Wilder është numër 1 nga të gjithë pretendentët tjerë”, pohoi Joshua në intervistën pas meçit, transmeton Insporti.

Joshua dhe Wilder kanë qenë më herët në negociata , mirëpo, deri ato kishin dështuar për shkak të mospajtimeve për ndarje të fondit të shpërblimeve.

Ndërkohë promotori Hearn sot për BBC pohoi se nëse nuk është Wilder, “atëherë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas do të jetë Dillian Whyte”.