Digjni dhjamin në bark pa ushtruar, vetëm përmes ngrënies së këtij ushqimi

Doni që t'i shmangeni palestres dhe sërish të humbni peshë? Ja se si mund ta digjni yndyrën e barkut duke ngrënë këtë ushqim të lartë në proteinë.

Lifestyle

30/01/2019 16:23

Shumë prej nesh dëshirojnë të bien në peshë pa derdhur qoftë edhe një djersë në palestër.

Njëra ndër ushqimet që ndihmojnë më së shumti djegien e dhjamit në bark është vaji i peshkut, transmeton lajmi.net.

Acidet yndyrore Omega-3, që gjenden në peshk, mund të jenë opsione të mira për humbje peshe.

Hulumtimet nga Japonia pohojnë se vaji i prodhimeve të detit mund të ndihmojnë trupin për të djegur dhjamin.

Shkencëtarët zbuluan se si ushqimi ndikoi tek minjtë gjatë katër muajve.

Brejtësit që konsumonin vajin e peshkut panë një reduktim prej 25% të yndyrës trupore.

Autori i studimit, Teruo Kawada, nga Universiteti i Kiotos deklaroi se e njëjta formulë mund të vlejë edhe tek njerëzit, duke e bërë vajin e peshkut si një ndër elementet kyçe që duhet futur në dietë. /Lajmi.net/