Digjet prona e një katoliku në Llapushnik

Në mëngjesin e ditës së sotme, është djegur prona e Gjon Sopit, banor i Llapushnikut, i përkatësisë fetare katolike.

Lajme

06/07/2015 11:10

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Njësitet e policisë dhe të zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhen hetimet e nevojshme.

Në Llapushnik kohëve të fundit ka pasur probleme ndërmjet banorëve të përkatësisë katolike dhe muslimane, shkruan Gazeta Express.

Banorët dyshojnë që zjarrëvënia ka të bëjë me motive fetare. Dyshohet se pikërisht kjo mund të jetë motivi i djegies së pronës. /Gazeta Express