Digjet një lokal në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje

Një kafiteri në Prishtinë është kapluar nga zjarri sot pas mesnate.

Lajme

25/09/2018 10:22

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00.

Me rastin janë marrur njësitet e nevojshme policore dhe zjarrëfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën per nje incident zjarri në rrugën Rexhep Luci ne Prishtinë,saktesisht ne nje lokal (kafene). Me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrëfikesit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lenduar”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Merret vesh se lokali i cili është djegur është “Strip Dep” në rrugën Rexhep Luci në kryeqytet./Lajmi.net/