Digjet ndërtesa prej 25 katesh në Siberi (Video)

Në qendër të qyteti Krasnojar në Siberi ka shpërthyer një zjarr në një soliter, i cili ka përfshirë të gjitha 25 katet e tij.

Bota

21/09/2014 14:15

Si raportojnë mediet ruse, zjarri në këtë ndërtesë në qendër të qytetit po fiket me teknikë speciale dhe me helikopter.

Numër i madh i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes. Raportohet se nuk ka të lënduar, pasi që njerëzit janë evakuuar vet ose me ndihmën e shpëtimtarëve.  

Janë evakuuar edhe banorët e ndërtesave përreth. Akoma nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin, transmeton Zëri i Rusisë.