Digjet lokali i “Drenicakut” të “O sa mirë” (Video)

Rreth orëve të mbrëmjes është djegur një lokal në Fushë Kosovë, që thuhet se është i aktorit të serialit “O sa mirë”, Jeton Zogiani.

ShowBiz

28/04/2017 23:59

Si pasojë aty janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të Policisë, si dhe të KEDS-it.

Siç merr vesh Telegrafi, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar.

Dyshohet se shkaktar i djegies të ketë qenë instalimi elektrik.