Digjet furgoni me mallra, policia thotë se ishte e qëllimtë

Një furgon mallrash është djegur gjatë natës në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Lajme

09/11/2017 09:51

 

Ngjarja ka ndodhur para banesës së pronarit të furgonit, ndërsa dyshohet që të ketë qenë e qëllimtë.

Pronari i furgonit thotë se më herët ia kanë vjedhur atë, ndërsa tani, gjatë djegies, i kanë hedhur naftë për ta djegur plotësisht, njofton TCH.

Policia po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.