Digjet flamuri i Veriut dhe portreti i Kim Jong-un, ky është kërcënimi

Vazhdojnë të jenë të acaruara marrëdhëniet mes dy koreve. Situata nuk duket aspak e qetë.

Bota

16/03/2018 07:48

Nga pragu i konfliktit, në një shkrirje akujsh që ekspertëve u duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë; dy Koretë po hedhin hapa të rëndësishëm drejt afrimit me njëra-tjetrën.

Por këto hapa janë kundërshtuar dhunshëm nga një grup aktivistët në Korenë e Jugut, të cilët kanë protestuar duke djegur flamurin e Koresë së Veriut së bashku me një portret të Kim Jong-un, ndërsa përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore janë cilësuar si një “poshtërim”.

Një orkestër nga Peniani duhej të jepte një koncert në Seul, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkufitare. Por kjo ka zemëruar konservatorët që e akuzojnë presidentin e Jugut si një simpatizues i Koresë së Veriut.