Digjet edhe një ndërtesë e dedikuar për azilkërkuesit

Persona të panjohur në Witten në zonën e Ruhrit, i kanë vënë flakën një ndërtese të zbrazët në të cilën planifikohej të strehoheshin azilkërkuesit, bëjnë të ditur mediat gjermane, duke raportuar se zjarri është lokalizuar duke shmangur ndonjë zgjerim të mundshëm.

Bota

03/09/2015 16:07

Policia ka gjetur pjesët e mbetura të materies që ka shkaktuar zjarrin, kurse ky nuk është sulmi i parë ndaj objekteve që janë paraparë të shërbejnë si vendstrehim për azilkërkuesit në Gjermani, transmeton lajmi.net.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është kritikuar nga mediat se ka pritur gjatë për të reaguar kundër racizmit neonazizmit dhe ksenofobisë, para disa ditëve kishte dënuar rëndë sulmet ndaj refugjatëve. (lajmi.net)