Digjet arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit, policia e fsheh ngjarjen

Arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit është djegur gjatë natës. Persona të paidentifikuar, mësohet se më në fund ja kanë dalë që të zhdukin të gjithë arkivën.

Lajme

14/09/2017 13:07

Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se asgjësimi me zjarr i kësaj arkive ishte tentuar edhe 4 herë të tjera që të digjet, por nuk ia kishin dalë.

Me herën e pestë mbrëmjen e djeshme ja kanë dalë. Burimet thanë se policia kishte marrë edhe më parë informacione në lidhje me tentativat, por nuk kishte vepruar.

Edhe sot policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje duke mos e bërë publike.

Agjencia e Planifikimit të Territorit ndodhet në një godinë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, në katin e katërt të saj.