Digjen pesë hektarë fushë në Pejë, nuk ka të lënduar

Në rrethana të panjohura në fshatin Dugajevë të Pejës janë përfshirë nga zjarri rreth pesë hektarë fushë me bari të thatë.

Lajme

12/08/2017 14:41

Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe pesë shtylla elektrike.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës, sipas të cilës rasti ka ndodhur dje.