Digjen dy depo në Prizren, njëra me ambalazhe plastike tjetra me material higjienik

Dy depo janë djegur në  Rrugën Turgut Ozal  në  Prizren dje rreth orës 18:45.

Lajme

25/06/2017 10:46

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona  kane raportuar se për shkaqe te panjohura janë përfshi nga zjarri dy depo,  njëra me ambalazhe plastike ndërsa tjetra me material higjienik .

Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimave vlera e demit te shkaktuar ne dy depot është rreth 200.000 euro.

Nuk raportohet për te lënduar. /Lajmi.net/