Diferenca mes Atleticos dhe Barcelonës

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka ngacmuar La Ligën për shkak të pabarazisë financiare mes tyre dhe Barcelonës, pas barazimit 0:0 me gjigantin katalan. Argjentinasi e ka transformuar ekipin nga Madridi prej kur mori postin e trajnerit dy vjet më parë duke udhëhequr Atleticon drejt triumfit në Copa del Rey edicionin e kaluar. Dhe,…

Sport

12/01/2014 08:00

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka ngacmuar La Ligën për shkak të pabarazisë financiare mes tyre dhe Barcelonës, pas barazimit 0:0 me gjigantin katalan.

Argjentinasi e ka transformuar ekipin nga Madridi prej kur mori postin e trajnerit dy vjet më parë duke udhëhequr Atleticon drejt triumfit në Copa del Rey edicionin e kaluar.

Dhe, aktualisht pas 19 xhirosh në La Ligë, ata janë lider i përbashkët me Barcelonën me nga 50 pikë. Por, Simeone u ankua në pabarazi financiare mes Atleticos dhe Barcelonës.

“Ne kemi respekt të madh për Barcelonën, por ekziston një dallim i vogël prej 400 milionë eurosh dhe ne kemi dhënë angazhimin dhe luftën tonë, kjo është e mirë. Me punën e këtij grupi që japin jetën e tyre në qdo ndeshje, ne kemi arsye për t’u gëzuar në qdo takim”, u shpreh ai.