Diferenca ideale në moshë që çifti duhet ta ketë për një lidhje të lumtur

Thonë se mosha nuk është gjë tjetër veçse një numër nëse njëmend e dashuroni njëri-tjetrin, por diferenca e gabuar në moshë mund të bëjë që të përfundoni me lot.

Lifestyle

06/09/2016 19:51

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, ekziston një diferencë ideale e cila i rritë mundësitë për një lidhje të gjatë, rrjedhimisht të përhershme.

Studimi ka marrë parasysh 3,000 njerëz dhe ka zbuluar se ata me diferencën më të madhe në moshë kishin pasur rrezik më të madh për ndarje. Kjo mund të përshkruhet me atë se partnerët mund të kenë konflikte dhe interesa tjera në faza të ndryshme në jetët e tyre.

Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet me dallim moshe deri në pesë vjet kanë 18 për qind më shumë mundësi të ndahen sesa çiftet të moshës së njëjtë, përderisa e njëjta figurë kishte arritur shifrën 39 për qind rast se çifti kishte pasur diferencë deri në 10 vjet në moshë.

Për çiftet me dallim moshe deri në 20 vjet, statistikat nuk kanë dhënë edhe aq shpresë, ku studimi tregon se rreziku për ndarje arrin deri në 95 për qind.

Sa i përket diferencës ideale në moshë, hulumtuesit besojnë se diferenca për një vjet është më e përsosura, pasi mundësitë e divorcit janë po aq të vogla sa 3 për qind.

Por, duhet pasur parasysh se këto janë vetëm të dhëna dhe, përderisa hulumtuesit kanë vërejtur gjëra të tilla, çdo çift është i ndryshëm dhe faktorët tjerë – si fëmijët, sjellja etj., – mund të kenë ndikim në këto rezultate.