Dietat më të pazakonta të shpikura ndonjëherë

Çka nuk do të bënit vetëm për t’i humbur kilogramët e tepërt? Gjithçka, çfarëdo. Në secilën pjesë të botës gjenden teknika të të gjitha llojeve të dobësimit dhe disa prej tyre janë me të vërtetë impresionuese. Më poshtë do t’i shihni në një përmbledhje disa nga dietat më absurde dhe më të pazakonta që i…

Lifestyle

19/02/2014 08:20

Çka nuk do të bënit vetëm për t’i humbur kilogramët e tepërt? Gjithçka, çfarëdo. Në secilën pjesë të botës gjenden teknika të të gjitha llojeve të dobësimit dhe disa prej tyre janë me të vërtetë impresionuese.

Më poshtë do t’i shihni në një përmbledhje disa nga dietat më absurde dhe më të pazakonta që i kemi parë e dëgjuar ndonjëherë, të cilat kanë udhëtuar rreth e përqark globit.

Mbështilluni me qese

Më shumë se një metodë e çuditshme për të humbur peshë në shpejtësi: mbështilluni me një qese për një orë në ditë.

Një metodë sigurisht më pak e kushtueshme (55 funte për sesion) që garanton edhe rezultate të mira. Kush e ka provuar, e pranon se kjo metodë është edhe një ndihmë valide për ta luftuar celulitin dhe për ta përmirësuar dukjen tuaj.

Mos përdorni ushqim të gatuar

Një prej historive që po qarkullon më së shumti në internet kohëve të fundit është ajo e Susan Reynolds, një grua angleze 29 vjeçare, e cila ende duket si një adoleshente.

Sekreti i saj? Qe shtatë vjet nuk përdor ushqim të gatuar, por vetëm lajthi, arra, bajame, fara, fasule, fruta dhe perime, plus lëngje dhe supa të frutave dhe perimeve.

Përfitimet që rrjedhin nuk janë të lidhura vetëm me pamjen fizike, por thuhet se e sjellin edhe optimizmin, ndriçimin, ekuilibrin psikologjik dhe një aromë të mirë.

Bllokojeni gjuhën

Një tjetër lloj diete, shumë më i ashpër, është konsideruar ai i të ashtuquajturës Chugay Tongue Patch, i projektuar nga doktor Nikolas Chugay.

Të hani, por me dhimbje: kjo është filozofia prapa së cilës fshihet teknika, sipas së cilës, një ‘zhilet’ vendoset në mënyrë kirurgjike në gjuhë, për një shumë modeste prej 2,000 dollarë dhe shkakton dhimbje sa herë që provoni të hani ushqim të ngurtë dhe të fortë.

Për këtë është studiuar një dietë e veçantë, e cila i pranon vetëm lëngjet. Mjeku ka siguruar se nuk bëhet fjalë për probleme infeksionesh apo të gëlltitjes së kësaj pajisjeje dhe se 70% e pacientëve që e kanë provuar këtë teknikë, i kanë humbur mesatarisht 7 kilogramë.

Korseti dietal

Quhet pikërisht kështu dieta e cila mundëson dobësimin e disa centimetrave në ditë të belit dhe stomakut, vetëm duke e veshur një korsetë speciale (çmimi i saj sillet rreth 88 euro) për 6-8 orë në ditë, për 5 ditë në javë. Përveç ruajtjes së formës, korseti ia del ta bllokojë instinktin e urisë.

Dieta e krimbit

Gushtin e vitit të kaluar, një grua nga Ioëa kishte zbuluar se kishte dashur ta provonte të dobësohej duke e gëlltitur një krimb që e kishte blerë në Internet.

Gruaja e kishte marrë këtë vendim në mënyrë që t’i tretej çdo gjë që ajo do të hante, falë krimbit, për t’u kthyer shpejtë në formë të mirë fizike.

Një pjatë sushi në ditë

Ishte kjo dieta e cila i ishte këshilluar supermodeles Rosie Huntington-Whiteley, në fillim të karrierës së saj në botën e modës.

Dieta e gjumit

E njohur edhe si ‘Sleeping Beauty’, kjo dietë është mjaft interesante dhe e veçantë. Kjo dietë bazohet në tezën se: nëse jemi të zgjuar, hamë, e nëse nuk jemi, nuk hamë.

Kjo dietë, e zbuluar në vitet e 70’ta, ishte bërë e famshme nga Elvis Presley, i cili ishte një mbështetës i madh i saj dhe ajo ishte efikase. Natyrisht, do të ishte një çmenduri për ta ndjekur atë.