Dieta vegjetariane rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Vegjetarianët nëpër breza mund të rezultojnë në mutacione gjenetike të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Lifestyle

30/03/2016 22:25

Hulumtuesit gjetën se një dietë vegjetariane afatgjate rezulton që popullata të ketë më shumë gjasa për të pasur ADN që i bën ata më të prekshëm nga inflamacionet. Mutacioni besohet se e bën më të lehtë për vegjetarianët që të absorbojnë acide yndyrore të nevojshme, nga bimët, por gjithashtu rrit prodhimin e acidit arachidonik, i cili rrit rrezikun për sëmundje inflamatore dhe kancer, informon agjencia e lajmeve “Dailymail”.

Kjo, së bashku me një dietë të pasur me vajra bimore, nënkupton që gjeni mutat kthehet acidet yndyrore në acid arachidonic, transmeton KosovaPress. Problemi përkeqësohet edhe për shkak se mutacioni pengon prodhimin e Omega 3, e cila na mbron nga sëmundjet e zemrës. Gjetjet e reja ofrojnë shpjegim për studimet e mëparshme të cilat zbuluan që vegjetarianët kishin deri në 40 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e zorrëve se ata që hanë mish.

Deri më tani, mjekët ishin të hutuar nga ky hulumtim, pasi mishi i kuq është i njohur për të rritur rrezikun e kancerit. Hulumtimi nga Universiteti i Cornellit, Krahasoi gjenet e popullsisë kryesisht vegjetariane në Pune, Indi me mishngrënësit në Kansas, dhe gjeti një ndryshim të dukshëm gjenetik.

Tom Brenna, udhëheqës i studimit, ka thënë: “ Tek personat që prejardhjen e kanë nga vegjetarianët, vajrat vegjetale të jetë konvertuar në acidin më pro-inflamator arachidonic, duke rritur rrezikut për inflamacioni kronik, që implikohet në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, dhe përkeqëson rrezikun për kancer”. Vegjetarianët kanë mangësi proteinash si hekuri, vitamina D, vitamina B12 dhe kalciumi, me një studim duke rezultuar në dendësi më të ulët të mineraleve të kockave se sa ata që hanë mish.