Dieta vegjetariane jua zgjat jetën

Një studim i ri, i kryer së fundmi konfirmon përfitimet e të ushqyerit me bazë pemët dhe perimet.

Lifestyle

05/02/2016 10:47

Nga ky studim doli rezultati se ndjekja e një diete vegjetariane shton jetën.

Në bazë të përgjigjeve të një pyetësori të veçantë, pjesëmarrësit janë ndarë në pesë grupe: jo vegjetarianë; gjysmë vegjetarianë, persona që rrallë mund të hanë edhe mish; persona që hanë prodhime të detit, por nuk konsumojnë mish; persona që hanë dhe bulmet; veganë (persona që përjashtojnë çdo lloj ushqimi me bazë shtazore.)

Monitorimi i gjendjes së tyre shëndetësore lejoi arritjen në përfundimin se personat vegjetarianë kanë një reduktim të rrezikut të vdekjes me 12%. Zgjedhja e ushqimit me grupet e tjera nuk kishte ndikim të madh në faktorin e jetëgjatësisë. /ZËRI/