Dieta me mjaltë!

Të gjithë e dimë se mjalti është i shëndoshë, e dimë se duhet ta konsumojmë rregullisht për shkak të numri të madh materieve ushqyese… mirëpo, a e dini sesa i mirë është treguar mjalti te dietat?

Lifestyle

09/12/2016 15:13

Mund të bindeni edhe vetë. Para jush janë dy dieta: e para zgjatë tri ditë dhe fjala është për dietën e shpejtë klasike (e përshtatshme që të aplikohet për vikend), ndërsa e dyta është dieta detoksikative, qëllimi i së cilës është jo vetëm që t’ju “vjedhë” ndonjë kilogram, por edhe t’ju pastrojë “nga brenda” trupin.

Këshillohet që të shfrytëzohet mjalti i cilësisë së verifikuar – por që përparësi e vogël t’u jepet llojeve të mjaltit me ngjyrë të errët.

Dieta treditore me mjaltë

Dita e parë

Kafjalli: 2 të kuq të vezëve përzieni me një lugë mjaltë. Me racion pini çaj me limon ose kafe (pa sheqer).
Dreka: 10 gr djathë + 50 gr karotë të zier + 50 gr brokule të zier + 50 gr lulelakër – bëjeni kremin. Shtojcë: çaji ose kafja me një lugë mjaltë.
Darka: 1 gotë supë të kthjellët nga perimet, 1 flegër bukë integrale dhe 1 mollë/dardhë/portokall.

Para se të shkoni të flini gjumë: pini një çaj me limon.

Dita e dytë

Kafjalli: njësoj si edhe në ditën e parë.
Dreka: Bëjeni kremin nga: një vezë gjysmë e zier, një lugë mjaltë dhe 100 gr djathë të freskët. Me racion pini çaj me limon ose kafe.
Darka: 150 gr mish peshku ose filetë pule, një pjatë të vogël sallatë nga perimet dhe çaj me limon.

Dita e tretë

Kafjalli: : njësoj si edhe ditën e parë, plus një mollë.
Dreka: 50 gr djathë, një flegër bukë thekre dhe një tepsi me perime të freskëta me lëng limoni.
Darka: 300 gr perime të ziera, një vezë gjysmë të zier dhe një gotë çaj me një lugë mjaltë.

Vërejtje: Çdo ditë patjetër duhet të hani gjysmë limoni!