Dieta me karrota, humbni 3 kg për 3 ditë

Dieta me karrota jo vetëm që sjell humbje të peshës, por edhe e pastron organizmin. Për 3 ditë mund të humbisni rreth 3 kilogramë.

Lifestyle

19/02/2016 13:39

Kjo dietë duhet mbajtur për 3 ditë dhe nuk rekomandohet vazhdimi i saj. Nëse dëshironi ta aplikoni dy herë, bëni pauzë në mes të zbatimit të të dy serive.

Karrotat janë një ndër perimet më të dobishme. Ato përmbajnë shumë beta-karoten, vitamina si PP, C, E, K, vitamina nga grupa B dhe mikroelemnte (kalium, hekur, fosfor, magnez, bakër, jod, zink, fuor etj), transmeton Femina.al.

Katër-pesë herë brenda ditës duhet të hani nga një porcion karrota të freskëta, të prera në rende.
Sasia është e pakufizuar, por zakonisht dy karrota të mëdha janë të mjaftueshme për një porcion.

Sallatës patjetër duhe t’i shtoni edhe lëng limoni të freskët. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak mjaltë ashtu që sasia e përgjithshme gjatë ditës të mos kalojë më shumë se një lugë gjelle.

Me çdo porcion të karrotave mund të konsumoni edhe ndonjë nga frutat si që janë: molla, kivi, grejpfrut dhe portokall.
Molla mund të prehet në rende dhe të përzihet me karrotat, por mund të konsumohet edhe veçmas. Në vend të porcionit të fundit brenda ditës mund të konsumoni vetëm një grejpfrut.

Është e dëshirueshme që të pini sa më shumë ujë dhe çaj (rekomandohet çaj i gjelbërt) duke mos i shtuar sheqer./Femina.al/