Dieta magjike me ujë!

Nëse keni një ngjarje të rëndësishme së afërmi dhe e ndjeni të nevojshme ta keni trupin më në formë se kurrë, atëherë ne kemi zgjidhjen që ju duhet.

Lifestyle

27/02/2017 09:59

Kjo është dieta magjike që ju duhet për të rënë në peshë në mënyrë të çmendur, duke eliminuar kështu 0.5 kg çdo ditë nga trupi juaj.

Për rezultate të mira, kjo dietë me ujë është e rekomanduar të përdoret një herë në javë.

Mëngjesi
1 gotë e madhe ujë, 1 gotë lëng ose çaj
Ushqime të shpejta për mëngjes
1 gotë e madhe ujë, 1 gotë lëng ose çaj, fruta të ndryshme (varësisht stinës)

Dreka
1 gotë e madhe ujë para ushqimit dhe 1 filxhan çaj pas vaktit të ngrënies.
Dreka rekomandohet të përmbajë perime të freskëta të gatuara me uthull, vaj ulliri, limon dhe erëza për shije.
Ullinjtë janë të lejuar gjithashtu.

Pasditja
1 gotë ujë, 1 filxhan çaj (ose 1 gotë lëng).
Përveç kësaj mund të zgjidhni njërin nga këto opsione: 1 gotë qumësht, 1 filxhan kos, pak djathë pa kripë ose një frutë.

Darka
1 gotë e madhe ujë para vaktit të ngrënies dhe 1 filxhan çaji pas ngrënies.
Për darkë rekomandohet të përdorni mish viçi ose pule, perime dhe fruta nëse dëshironi.

Kujdes! Dieta nuk duhet të ndiqet më shumë se një ditë në javë, sepse ajo shkakton një çekuilibër në trup.