Dieta e rreptë: Humbisni 4 kilogramë për 3 ditë

Dieta treditore apo siç quhet ndryshe dieta ushtarake, nënkupton regjim shumë të rreptë të ushqimit dhe është shumë me rëndësi që t’i përmbaheni çdo gjëje sipas rregullit – nga termini i racioneve deri te artikujt ushqimorë, transmeton Telegrafi.

Lifestyle

26/04/2016 16:31

Kini parasysh që këtë dietë nuk bën ta mbani më të gjatë se 3 ditë, për shkak se është shumë intensive, ndërkaq dobëson shpejt për shkak të reaksioneve kimike të cilat i shkakton në organizëm.

Krahas dietës, preferohen edhe ushtrimet.

Dita e parë

Kafjalli: Gjysmë grejpfruti, një grishë buke të thekur me dy lugë gjalpë kikirikësh, kafe, ose çaj.

Dreka:

Pak mish tuni, një grishë buke të thekur, kafe, ose çaj.

Darka: 80 gramë mish pule, apo tjetër pa yndyrë, një filxhan bizele, gjysmë bananeje, një mollë e vogël dhe një filxhan akullore të vaniljes.

Dita e dytë

Kafjalli: Një vezë, gjysmë bananeje, një rriskë buke të thekur.

Dreka: Pak djathë të freskët, një vezë të zier fort, si dhe 5 keksë të njelmët.

Darka: Dy salsiçe (pa bukë), pak brokoli, gjysmë karote të gërryer, gjysmë bananeje, gjysmë kupe akullore të vaniljes.

Dita e tretë

Kafjalli: Kafe ose çaj me një deri dy lugë ëmbëltues, pesë keksë të njelmët, 26 gramë djathë dhe një mollë të vogël.

Dreka: Një vezë të zier fort dhe një rriskë të bukës së thekur.

Darka: Një kupë mish tuni, gjysmë bananeje dhe një kupë akullore të vaniljes.

Ujë mund të pini sa të doni, e nëse i jeni përmbajtur dietës si duhet, tanimë i keni humbur katër kile.

Çdo ditë duhet të hani në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh a keni uri, apo jo.