Dieta e mrekullive

Cristina Aguilera ishte model për vashat amerikane, por edhe më gjerë, për trupin e saj seksi, në vitet e rinisë, kur kishte bërë ‘boom’. Por, në vitet e fundit ajo e kishte lëshuar në ‘ler’ dhe ishte trashur jashtëzakonisht shumë, si rezultat i lindjes dhe mospërkujdesjes për shëndetin. Mirëpo, këngëtarja amerikane e ka marrë me…

ShowBiz

13/11/2013 11:00

Cristina Aguilera ishte model për vashat amerikane, por edhe më gjerë, për trupin e saj seksi, në vitet e rinisë, kur kishte bërë ‘boom’.

Por, në vitet e fundit ajo e kishte lëshuar në ‘ler’ dhe ishte trashur jashtëzakonisht shumë, si rezultat i lindjes dhe mospërkujdesjes për shëndetin.

Mirëpo, këngëtarja amerikane e ka marrë me seriozitet këtë punë dhe e ka nisur një dietë të rreptë dhe rezultatet tashmë shihen (në foton e tretë).

Ajo ka humbur 10 kilogramë dhe nga një trashaluqe, është rikthyer në një femër seksi, të cilën jemi mësuar ta shohim edhe më parë.

Për të arritur deri këtu, këngëtarja ka thënë se e adhuron dietën me ngjyra 7 ditëshe, më saktësisht një dietë që parasheh të hajë çdo ditë vetëm ushqim të të njëjtës ngjyrë. Por, a është vërtetë ky sekreti i dobësimit të Aguileras?