Dieta e mjaltit

Ta hash një lugë çaji mjaltë çdo natë para se të shkosh në shtrat, ndihmon në humbjen e peshës. Nuk është një dietë e mrekullive, do të ishte shumë mirë po të ishte kështu, por është një çelës për një mënyrë të re të provuar shkencëtarisht që ndihmon për të humbur peshë. Dieta e mjaltës,…

Lifestyle

05/12/2013 19:00

Ta hash një lugë çaji mjaltë çdo natë para se të shkosh në shtrat, ndihmon në humbjen e peshës. Nuk është një dietë e mrekullive, do të ishte shumë mirë po të ishte kështu, por është një çelës për një mënyrë të re të provuar shkencëtarisht që ndihmon për të humbur peshë.

Dieta e mjaltës, e zbuluar nga mjeku Mike McInnes, shfrytëzon kompetencat që përmban kjo substancë, për të shkaktuar ndryshime metabolike, të cilat sigurojnë që të bie dëshira për të përdorur sheqer, duke bërë që të shkrihen yndyrat gjatë gjumit. Nuk keni nevojë t’i numëroni kaloritë, e as të mbani dietë të kushtueshme: me këtë dietë mund t’i humbësh deri në tre kilogramë në javë.