Dieta e Jay-Z dhe Beyonce

Beyonce e Jay-Z kanë vendosur ta provojnë një dietë vegjetariane, duke i eliminuar në pjatat e tyre mishin, peshkun, vezët, gjalpin, erëzat dhe çdo ushqim tjetër që lidhet me origjinë shtazore. Me iniciativë të reperit amerikan, çifti e ka nisur një sfidë të vërtetë, e cila zgjat 22 ditë, e që do të marrë fund…

ShowBiz

05/12/2013 19:00

Beyonce e Jay-Z kanë vendosur ta provojnë një dietë vegjetariane, duke i eliminuar në pjatat e tyre mishin, peshkun, vezët, gjalpin, erëzat dhe çdo ushqim tjetër që lidhet me origjinë shtazore. Me iniciativë të reperit amerikan, çifti e ka nisur një sfidë të vërtetë, e cila zgjat 22 ditë, e që do të marrë fund pikërisht gjatë festave të fundvitit.

“Psikologët thonë se nevojiten 21 ditë për ta mposhtur zakonin dhe për ta krijuar një të ri. Më 3 dhjetor, një ditë para ditëlindjes sime të 44-t, do të mundohem ta ndjek një dietë vegjetariane, apo siç na pëlqen të themi, në bazë të bimëve, që zgjat 22 ditë”, shkruan në një postim të publikuar nga Jay-Z në uebfaqen e vetë zyrtare.

“Kjo ide ka lindur muaj më parë, kur një mik i dashur vegjetarian më ka këshilluar ta përqafoj një mëngjes të përditshëm ‘bimor’. Ishte shumë më e lehtë se që mendoja”, ka shtuar bashkëshorti i Beyonce, i cili në llogarinë e tij në Instagram e ka postuar një fotografi, para se të fillonte ngrënien e ushqimit vegjetarian, që e kishte vendosur në tavolinë.

Pavarësisht qëllimeve të mira për një kohë të shkurtër, Jay-Z nuk duket i vendosur që të konvertohet komplet në vegjetarian. “Nuk e di se çka do të ndodh pas Krishtlindjeve. Ushqim vegjetarian ‘part-time’ apo i plotë? Ose ndoshta do të mbetet vetëm një fazë e pastrimit shpirtëror dhe fizik! Të shohim…”, përfundoi reperi amerikan.