Diesel shpreson se “Fate of the Furious” do ta bëjë krenar Walker

Ylli i filmit “Fast and Furious” ka postuar një fotografi dhe një mesazh prekës për mikun e tij, aktorin dhe kolegun e tij që ka vdekur në një aksident tragjik në vitin 2013.

ShowBiz

22/12/2016 14:34

Ky mesazh i aktorit erdhi pak para se të realizohet “Fast and Furious” , i teti me radhë.

“Rrugë e rëndë të prodhimit, detyra sfiduese për të filmuar këtë kapitull të fundit., ti Pabol më ke dhënë forcë dhe vullnet. Unë të pata premtuar se do të bëjmë diçka me të cilën ti do të ndiheshe krenare dhe unë lutem që ti të ndihesh vërtetë kështu”, ka shkruar aktori në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klan Kosova.

Diesel ka folur ditë më parë për faktin se si ka ndryshuar jeta e tij pas humbjes së mikut të tij më të ngushtë.

“E kam ndjerë shumë humbjen, tre vjetët e fundit kanë qenë më të vështirat për mua, pasi e humba vëlluan tim në atë mënyrë tragjike”, kishte deklaruar ai.