Diellza Kolgeci thotë se dëshiron ta ketë një vajzë

Dje ( e mërkurë) ka dalë lajmi se Diellza Kolgeci po bëhet nënë.

ShowBiz

13/12/2018 12:54

E kontaktuar nga lajmi.net, Diellza ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

“Po është e vërtetë, po ecë mirë” janë ndër tjera fjalët e saj. E pyetur për gjininë e foshnjës, ish Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma, i mjafton që fëmija të jetë i shëndoshë, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të lajmit të lartpërmendur miket e Diellzës janë shprehur shumë të kënaqura, madje Afërdia Paraqara i ka dëshiruar shtatzëni të mbarë publikisht.

Pranë postimit Afërdita ka treguar se e di sekretin e gjinisë dhe do ta mbajë deri sa ti organizohet një ‘babyshower’.

Ndërsa pranë komentit bukuroshja shqiptare, nëna e ardhshme, ka shprehur dëshirën ta ketë një vajzë.

Ajo po e pret fëmijën e basketbollistit Fisnik Rugova./Lajmi.net/