Diellza Kolgeci pranon mirënjohje nga Federata e ‘Bodybuildingut’ të Kosovës

Sot (e diel) në qytetin e Prizrenit është mbajtur gara e ‘bodybuldingut’ për meshkujt dhe femra.

ShowBiz

27/05/2018 17:52

E njohur si një femër shumë aktive në sporte të ndryshme, Diellza Kolgeci ishte e pranishme atje për t’i mbështetur garuesit, shkruan lajmi.net

Mirëpo as ajo nuk është kthyer dorëthatë pasi ka pranuar një mirënjohje nga Federata e ‘Bodybuildingut’ dhe Fitnesit të Kosovës.

Ishte vetë bukuroshja shqipare ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Snapchat.

”Nuk di cili sport më ka mbet tjetër”, ka shkruar ajo pranë fotos ku shihet ‘Mirënjohja’.

Diellzën e kemi parë aktive edhe në ‘hiking’ poashtu është edhe përkrahëse e futbollit dhe basketit, konkretisht ekipeve të Prishtinës për të cilët bën tifo kur ata luajnë./Lajmi.net/

YouTube player