Diellza Kolgeci e dëshmon se ndër vite ka qenë origjinale: E dua veten kështu si jam

Diellza Kolgeci nëpërmjet postimit të një kolazhi fotografish e ka dëshmuar se ndër vite ka qenë origjinale, dhe preferon që e tillë të jetë edhe në vitet në vazhdim.

ShowBiz

16/01/2019 15:39

Bukuroshja shqiptare në sfidën për t’i publikuar fotot e vjetra ka treguar se nuk ka kryer asnjë operacion plasik, madje se as thonjtë, flokët e dhëmbët nuk ka tentuar t’i bëjë të rremë, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit që e ka bërë Diellza Kolgeci në Facebook është shprehur se e do veten ashtu siç është ani pse thotë se nuk është perfekte.

”Para 10 vitesh dhe vazhdoj të mos kem botoks, kirurgji plastike, flokët nuk i kam të rreme, as thonjë të rremë. Jo nuk mendoj se jam perfekt por e dua veten kështu si jam. Qëndro vetvetja sepse një person origjinal ka më shumë vlerë se sa një kopje”, tha Diellza./Lajmi.net/