Diellza festive

Atmosfera festive ka arritur në shtëpinë e Diellza Kolgecit. Modelja dhe këngëtarja kosovare e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i përshëndetur fansat e saj, duke bërë disa fotografi pranë bredhit të Vitit të Ri, me një gotë verë të kuqe në dorë, e veshur si një Babadimreshë dhe me qenin e saj, me…

ShowBiz

26/12/2013 22:55

Atmosfera festive ka arritur në shtëpinë e Diellza Kolgecit. Modelja dhe këngëtarja kosovare e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i përshëndetur fansat e saj, duke bërë disa fotografi pranë bredhit të Vitit të Ri, me një gotë verë të kuqe në dorë, e veshur si një Babadimreshë dhe me qenin e saj, me të cilin është e lidhur fort.

Së fudmi, bukuroshja shqiptare nuk u mor vesh me këshillin drejtues, për ta udhëhequr Festivalin e Këngës, që transmetohet në RTSH. Sidoqoftë, ky vit mund të konsiderohet i suksesshëm për Diellzën, e cila u shfaq në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura 2”.