Diego Simeone shumë afër gjigantit evropian

Diego Simeone e di se e ardhmja e tij nuk është te Atletico Madrid.

Merkato

13/01/2019 13:31

Diego Simeone disa herë ka bërë me dije se ai do të largohet nga Atletico Madrid.

Trajneri argjentinas është i gatshëm të kalojë te Inter, por ka marrë ofertë edhe nga Manchester United, përcjell lajmi.net.

Skuadra angleze e do Simeonen nga sezoni i ri si trajner edhe pse Ole Gunnar Solskjaer po tregon formë të mirë.

Manchester United thuhet se tashmë është vënë kontakt me argjentinasin, por ende nuk ka diçka konkrete rreth marrëveshjes së mundshme. /Lajmi.net/