Diego Simeone ka komentuar skuadrën e Real Madrid para derbit lokal

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të takohen nesër  ( e shtunë) në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Sport

28/09/2018 13:03

Madrilenët udhëtojnë në këtë takim pas humbjes befasuese 3:0 nga Sevilla.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ka thënë se skuadra nuk duhet të mashtrohet nga rezultati i fundit i rivalit.

Sipas tij, rezultati i takimit të fundit nuk tregon asgjë rreth skuadrës.

Gjithashtu trajneri ka thënë se Real Madrid po e përballon mjaft mirë largimin e Ronaldos.

“E shoh Realin përtej rezultatit të fundit. Ata patën një pjesë të parë të dobët ndaj Sevillas, mirëpo kjo mund të ndodhë sepse Sevilla janë skuadër e fortë.

Real Madrid ka lojtarë si Asensio e Bale të cilët janë shumë të rrezikshëm, pastaj Kroos, Ceballos, Isco e Modric” ka thënë Simeone.

Kujtojmë se Atletico Madrid luan pesë derbi në “Santiago Bernabeu” pa pësuar humbje, mirëpo as kjo nuk i ka bërë përshtypje trajnerit, i cili ka thënë se nuk duhet kalkuluar në këso gjërash. /Lajmi.net/