Diego Simeone i befason të gjithë me të ardhmen e tij

Diego Simeone duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

15/11/2018 15:42

Diego Simeone ishte në dilemë për të ardhmen e tij te Atletico Madrid, por duket se tani ka vendosur se çfarë do të bëjë.

Trajneri argjentinas është shumë afër që ta nënshkruaj kontratën e re te skuadra spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Edhe pse Simeone kishte deklaruar se një ditë dëshiron të kthehet te Interi, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh edhe për disa vite.

Atletico Madrid ka bërë gati kontratën e re për argjentinasin, andaj në ditët në vazhdim do të bëhet zyrtarizimi. /Lajmi.net/