Diego Costan e tërhoqi Premierliga

Diego Costa i ka treguar arsyet se përse e zgjodhi Chelsean, si ekipin e tij të ardhshëm. Sulmuesi brazilian, Blues e konsideron njërin prej klubeve më të mira në botë.

Sport

16/06/2014 14:16

Diego Costa do të luajë sezonin e ardhshëm në Premierligë me fanellën e Chelseat. Ishte vetë sulmuesi brazilian i natyralizuar në spanjoll, që e konfirmoi për versionin britanik të Goal.com.

“Është një situatë që duhet të definohet ende, por drejtimi është i qartë. Nëse nuk ndodhin befasi, sezonin e ardhshëm do të luaj në Chelsea”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Atletico Madridit.

“Është njëri prek klubeve më të mirë në botë dhe ka kohë që dëshiroja ta provoj një eksperiencë në Premierligë”, përfundoi Costa, i cili aktualisht është i angazhuar në Botëror me Spanjën.