Diego Costa shpëton përsëri Spanjën

Me këtë fitore, Spanja ka 4 pikë, aq sa Portugalia.

Sport

20/06/2018 21:53

Spanja ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Iranit.

Iberikët fituan me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Diego Costa.

Ai pati fat pasi që devijimi i iranianëve u përplas në këmbët e spanjollit dhe përfundoi në rrjetë.

Me këtë fitore, Spanja ka 4 pikë, aq sa Portugalia. /Lajmi.net/